LAJMI I FUNDIT:

Miku i familjes së Bryant situatën e rëndë e krahason me një “vrimë të zezë që nuk mbushet kurrë”

Miku i familjes së Bryant situatën e rëndë e krahason me një “vrimë të zezë që nuk mbushet kurrë”
Kobe dhe Vanessa Bryant (Foto: Instagram/kobebryant)

Ish-trajneri i Kobe Bryant dhe miku më i mirë i babait të tij, Wayne Slappy, ka thënë se familja e yllit të NBA është duke vuajtur shumë për t’u përballur me zbrazëtinë pas vdekjes së ish-basketbollistit dhe vajzës së tij.

Në një intervistë për DailyMail.com, miku i familjes së Bryant ka folur se si e ka pritur lajmin për vdekjen e legjendës, ndërkohë që ka treguar edhe për situatën e rëndë në familjen e tij.


Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë - vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident
Lexo po ashtu Kobe Bryant ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë - vajza e tij e preferuar vdiq bashkë me të në aksident

“Kur hyra në veturë e mora mesazhin. Pastaj fillova të marr telefonatë pas telefonate. U përpoqa t;i telefonoj Jellybean (Joe Bryantit, babait të Kobe), nuk mu përgjigj, ndërsa kjo nuk kishte ndodhur më parë. Qëndrova ulur në vendparkimin e Costco duke qarë për një orë”, ka thënë ai.

Më pas, trajneri 65 vjeçar e ka përshkruar gjendjen jashtëzakonisht të vështirë në familjen e Bryant.

“Mund ta imagjinoni një vrimë të zezë? Është e zbrazët, si mund ta mbushni? Ata janë një familje e lidhur ngushtë. Ai ishte 41 vjeçar dhe ka vdekur edhe vajza e tij në aksident me të”.

View this post on Instagram

Mamba and Queen #vacai

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant) on Aug 8, 2019 at 11:10am PDT

“Familjes së tij do t’i mungojë shumë më tepër sesa mund ta imagjinoni”, ka deklaruar miku i familjes, Wayne Slappy.

Kujtojmë që Bryant dhe vajza e tij e dytë, Gianna, e humbën jetën në një aksident me helikopter mëngjesin e të dielës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

My Gigi

A post shared by Kobe Bryant (@kobebryant) on Sep 3, 2019 at 1:59pm PDT