LAJMI I FUNDIT:

Mike Tyson – Jake Paul do të anulohet nëse legjenda e boksit dështon në testin e pazakontë

Mike Tyson – Jake Paul do të anulohet nëse legjenda e boksit dështon në testin e pazakontë

Ndeshja mes Mike Tyson dhe Jake Paul më 20 korrik është caktuar të jetë një nga më të ndjekurat e vitit 2024. Megjithatë, Departamenti i Licencimit dhe Rregulloreve të Teksasit (TDLR), i cili ka kontroll mbi rregulloret e duelit për shkak se ajo zhvillohet në Teksas, ka vendosur disa rregulla.

Rregulloret e sporteve luftarake të TDLR-së thonë se: “Një person i moshës 36 vjeç e lart që aplikon për licencën e një garuesi duhet të paraqesë një raport të testimit fizik të favorshëm të kryer brenda 12 muajve të mëparshëm, duke përfshirë por pa u kufizuar në një EEG (elektroencefalografi) dhe një EKG (elektrokardiogramë)”.


Duke qenë se lufta do të zhvillohet një muaj pasi Tyson të mbushë 58 vjeç, ai me siguri ka kaluar pragun e vendosur në moshën 36-vjeçare. Kjo do të thotë se ai do të duhet të dorëzojë rezultatet EEG dhe EKG në TDLR në mënyrë që të hyjë në ring në Arlington.

Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul
Lexo po ashtu Publikohen rregullat për duelin mes Mike Tyson dhe Jake Paul

Këto rregullore janë në fuqi për të garantuar sigurinë e luftëtarëve, veçanërisht atyre që janë drejt fundit të karrierës së tyre. EEG vlerëson çdo çrregullim të trurit, ndërsa EKG vlerëson çrregullimet e zemrës. Kjo parandalon çdo luftëtar që të hyjë në ring me një gjendje para-ekzistuese që mund t’i shohë ata në një rrezik të shtuar të dëmtimit serioz gjatë një lufte.

Vendimi përfundimtar do të merret nga drejtori i përkohshëm ekzekutiv i TDLR Brian E. Francis. Tela Mange, menaxhere e komunikimit për TDRL, tha gjithashtu se ata mund të kërkojnë testime shtesë, gjë që nuk do të ishte shumë befasuese duke pasur parasysh moshën e Tyson. Rregulloret u vendosën për luftëtarët pak mbi pragun e 36-vjeçarit, jo domosdoshmërisht një luftëtar që shkon në 60.

Gjithashtu kryesues i pozicionit do të jetë Bordi Këshillimor i Sporteve Luftarake. Bordi ka nëntë anëtarë që shërbejnë për një mandat gjashtë vjeçar, dhe përfshin katër mjekë, dy përfaqësues të sporteve luftarake, një gjyqtar, një ish-garues dhe një anëtar publik.

Pra, nëse Tyson dështon në testim, a do të ndërpritet lufta? Nuk është aq e thjeshtë. Rregulloret e sporteve luftarake të TDLR-së thonë: “Kërkuesi mund të kërkojë një seancë administrative nëse drejtori ekzekutiv përcakton se rezultatet e testimit fizik nuk janë të favorshme në asnjë mënyrë dhe dështon të lëshojë një licencë për këtë arsye”.

Në thelb, vendimi mund të apelohet, por nuk do të kishte asnjë garanci se lufta do të vazhdonte.

Problem Child dhe Iron Mike janë duke punuar shumë për luftën e tyre të korrikut, por videot e krahasimit të të dyve janë goxha dalluese në cilësi.

Shpejtësia e grushteve të Mike Tyson para duelit me Jake Paul ka bërë që fansat të flasin
Lexo po ashtu Shpejtësia e grushteve të Mike Tyson para duelit me Jake Paul ka bërë që fansat të flasin

Tashmë ka pasur tensione mes dy kampeve dhe TDRL-së, pasi Tyson dhe Paul kanë kërkuar që përballja të jetë profesionale , jo një ekspozitë. Dallimet kryesore midis të dyjave janë se dorezat 16 ons do të vishen në një ekspozitë, në vend të atyre profesionale 10 ons, dhe raundet do të ishin dy minuta, jo tre. Gjithashtu nuk do të kishte gjyqtarë zyrtarë për të drejtuar përballjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori