0Shares

Maska të gjithanshme, kreativitet i përkryer dhe skenë e shkëlqyer muzikore. Me ngjyra të larmishme, kostume të përpunuara në mënyra të ndryshme, shkëlqyen sot nëpër rrugët e Strumicës.

Rreth 2 mijë maska defiluan në qytetin e Strumicës, në një karnaval që zgjati afër katër orë. Pjesëmarrësit e shteteve të huaja, karnavalin e Strumicës e emëruan si “Rio e Ballkanit”. 10 mijë vizitorë e ndoqën karnavalin, i cili edhe këtë vit dhuroi një luks të përkryer. Të pranishëm kishte si vendas ashtu edhe shtetas të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Karnevali i Strumicës, e vërtetoi epitetin e një ndodhie më të mirë dimërore, jo vetëm në ballkan, por edhe në Evropë. Qendra ështe e stërmbushur, dhe atë që e premtuam, e realizuam, dhe i ofruam publikut një manifestim të shkëlqyer”, u shprehen organizatorët.

Kryetari i komunës së Strumicës, Kosta Janev, në lidhje me organizimin e ditës së sotme u shpreh: “Ndjehem i ngazëllyer, veçanërisht me atë qe ofruan maskat e vendit tonë”.

Këtë vit, karnevalin e Strumicës e ndoqën edhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga Koço Angjushev dhe ministrat Oliver Spasovski, Suhejl Fazliu dhe Dragan Tevdovski./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)