eksperti ad

Mijëra burra të mbuluar me gjak kanë marrë pjesë në ceremonitë e Ashurës, ditës më të shenjtë në kalendarin e myslimanëve shiitë, duke kryer rituale vetëgoditjeje me shpata dhe mjete të mprehta në kokë dhe shpinë.

Ashura përkujton vdekjen e Imam Huseinit, nipit të profetit Muhamed, i cili u vra në Betejën e Qerbelasë në vitin 680 pas Krishtit. Për myslimanët shiitë, kjo ngjarje simbolizon sakrificën, rezistencën dhe luftën kundër padrejtësisë, shkruan dailymail.


Çdo vit, besimtarë nga vende të ndryshme të botës udhëtojnë drejt qytetit Qerbela në Irak, një nga vendet më të shenjta për komunitetin shiit.Atje zhvillohen procesione masive në rrugë, të shoqëruara me rrahje daullesh dhe thirrje fetare.

Gjatë ceremonive, turma të mëdha marshojnë drejt faltores së Imam Abbasit, ndërsa disa pjesëmarrës kryejnë rituale tradicionale të vetëflijimit për të shprehur dhimbjen dhe pikëllimin për vdekjen e Imam Huseinit.

Ashura është një nga ngjarjet më të rëndësishme fetare për shiitët në mbarë botën dhe çdo vit tërheq miliona pelegrinë në Qerbela. /Telegrafi/