LAJMI I FUNDIT:

Mickoski thotë se aktorët kryesor të rastit të fundit janë pjesë e pushtetit, kërkon paraburgim për Janevën

Mickoski thotë se aktorët kryesor të rastit të fundit janë pjesë e pushtetit, kërkon paraburgim për Janevën

Kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp tha se aktorët kryesor për rastin e fundit që e hapi Prokuroria Themelore, janë pjesë e pushtetit dhe partisë LSDM.

Ai akuzoi pushtetin se është në mbrojtje të siç tha, krimeve të Prokurorisë Speciale, ndërsa kërkoi që për Katica Janevën të shqiptohet masa e paraburgimit, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Jemi dëshmitarë të aferës, rrënjët e së cilës shkojnë përtej dy figurave të njohura në opinion. Dje ishim dëshmitarë të një krimi të udhëhequr nga LSDM. Nuk ka qytetar që mendon se kjo është e mundur pa mbështetje institucionale dhe nga pushtetit. Për këtë arsye, ajo që ndodhi mbrëmë është vetëm teatër për t’u shpëtuar aktorët politik dhe Katica Janeva. E pamë se çfarë kryeministri ka shteti, i cili për 5 sekonda futet në tregti për çështjen e kishës”.

Të gjitha lajmet nga rasti i fundit i Prokurorisë Themelore
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga rasti i fundit i Prokurorisë Themelore

“Para 4 muajve kam paralajmëruar për krimet e PSP-së, që janë mbështetur nga pushteti. Kryeministri Zaev u vendos në mbrojtje të Katica Janevës dhe ajo ishte vija e kuqe e tij, prej së cilës nuk heq dorë. Dorëheqja e Janevës ishte e kushtëzuar, dorëheqja e saj nuk është se bëhet fjalë për person të përgjegjshëm, por se është zhytur në krim. Janevës iu konfiskua vetëm telefoni dhe nuk iu shqiptua asnjë masë, pa marrë parasysh lidhjen që ajo ka me këtë rast. Rasti i djeshëm ishte vetëm teatër, për të shpëtuar aktorët kryesor. Dyshimi im është se në gjithë këtë janë të përfshirë persona të pushtetit të njohur si Friki dhe Kiki”, tha mes tjerash Mickoski.

Ai tha se në takimin të cilin e njoftoi kryeministri Zoran Zaev, nuk do të merr pjesë, pasi siç tha, nuk do të diskutohet për atë që sipas tij, më së shumti i duhet vendit, zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori