LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Do të dorëzojmë ligj për hetim për prejardhjen e pasurisë së politikanëve

Mickoski: Do të dorëzojmë ligj për hetim për prejardhjen e pasurisë së politikanëve

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp tha se do të kërkojë hetim financiar për aferën “Kesh”, për mënyrën se si janë dhënë dhe keqpërdorur paratë e qytetarëve.

Ai tha se do të kërkojë që kjo të nis nga ai, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Do të propozojmë ligj për të hetuar pasurinë e politikanëve, jo vetëm të dënohen me të holla, por ta kthejnë atë që i kanë marrë popullit. Askush në këtë shtet nuk guxon të mbroj kriminelët”.

“Unë që në fillim do të kërkoj që të hetohem unë dhe familja ime, por edhe Zoran Zaev dhe familja e tij dhe gjithë funksionarët dhe gjithçka që do të konstatohet se është fituar në mënyrë të paligjshme të konfiskohet dhe tu kthehet qytetarëve. Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë e pa-kompromis”, deklaroi Mickoski./Telegrafi/