Mickoski: Kam marrë mbështetjen e Koalicionit për hapat e mëtejshëm në ndryshimin e qeverisë


Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski njofton se ka marrë mbështetje nga koalicioni për hapa të mëtejshme për ndryshimin e qeverisë.
"Sot pata një takim me përfaqësuesit e partive nga koalicioni “Për Ripërtritjen e Maqedonisë”.
Në takim i njoftova për realitetin e ri dhe për shumicën e re në Kuvend, që nënkupton rënien e qeverisë LSDM-BDI.
Kam marrë mbështetjen e Koalicionit për hapat e mëtejshëm në ndryshimin e qeverisë", shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































