LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Duhet unitet kombëtar kundër elitës së korruptuar në pushtet

Mickoski: Duhet unitet kombëtar kundër elitës së korruptuar në pushtet

Në emrin tim dhe në emër të OBRM-PDUKM-së, ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

“Si kurrë më parë punëtorët në Maqedoni janë poshtëruar dhe zhvlerësuar këtë vit, si asnjëherë tjetër, puna e tyre nuk vlerësohet fare. Në vend të kushteve më të mira të punës, pagave më të larta, punëtorët në Maqedoni vuajnë nga presionet e përditshme dhe pushohen nga puna në kushte kur kostoja e jetesës së tyre po rritet. Jeta që u ishte premtuar u kthye në mjerim dhe përditshmëri të pashpresë, duke menduar se deri në fund të muajit do të përfundonin.


Pikërisht në sytë e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve, jemi dëshmitarë të kërcënimeve, presioneve ndaj sindikatave dhe punëtorëve të Maqedonisë si dhe pengim të së drejtës së garantuar me Kushtetutë për grevë. Qeveria, përmes torturave, po përpiqet të mbulojë paaftësinë e saj për t’u siguruar punëtorëve atë që u detyrohet me ligj dhe për të rritur pagat e tyre në përputhje me rritjen e pagës minimale.

Nuk ka para për mësues, administratë dhe punëtorë të tjerë, por ka miliona për qeveritarët e blerë me tenderë të errët në 4 sy, por edhe për luks me mobilie të reja, automjete të reja për ministrat në shpinë të punëtorit në Maqedoni”, thekson Mickoskit.

Mickoski shton se nevojitet urgjentisht rrugëdalje nga kjo situatë e pashpresë. Maqedonia nuk duhet të zhytet më, katastrofa kombëtare e përgatitur nga kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë. Duhet unitet kombëtar kundër elitës së korruptuar në pushtet dhe duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të gjetur një rrugëdalje nga kriza. Vetëm kështu, thekson ai, do të vijnë kohë më të mira, punë standarde dhe më e vlerësuar e punëtorit në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori