LAJMI I FUNDIT:

Mick Schumacher pësoi një përplasje të frikshme duke vozitur me 274 km/h, dërgohet me helikopter në spital

Mick Schumacher pësoi një përplasje të frikshme duke vozitur me 274 km/h, dërgohet me helikopter në spital

Piloti i Formula 1, Mick Schumacher pësoi një aksident jashtëzakonisht të frikshëm gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite dhe u detyrua të dërgohet në spital për tretman të mëtejshëm.

Reklama

Mick, i cili është djali i pilotit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, pësoi një goditje të rëndë në kthesën 12 – duke u përplasur me murin që e dëmtoi rëndë automjetin e tij.

Dy gomat iu larguan nga bolidi u si pasojë e përplasjes brutale, por raportet thonë se ai është i vetëdijshëm dhe po flet me mjekun.

Schumacher po garonte në Q2 të kualifikimeve të së shtunës në qarkun rrugor të Jeddah dhe po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 170 mph apo 273.58 km/h  përpara se të përplasej me barrierat.

Gara u ndërpre menjëherë pas shfaqjes së flamurit të kuq dhe ambulanca reagoi shpejt duke dhënë ndihmën.

Ekipi i tij, Haas ka konfirmuar se 23-vjeçari duket mirë fizikisht dhe ka folur me nënën e tij pas aksidentit.

Ai është transferuar me helikopter në Spitalin e Forcave të Armatosura ‘King Fahad’ në Jeddah, për kontrolle të mëtejshme, pas kontrolleve të para qendën mjekësore. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet buxheti i transferimeve verore të Newcastle United, shokohen tifozët

Zbulohet buxheti i transferimeve verore të Newcastle United, shokohen tifozët

Premier League
Mesazhet e Guardiolës për italianët përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit

Mesazhet e Guardiolës për italianët përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit

Liga e Kampionëve
Rafael Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Rafael Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Serie A
Real Madridi pritet t’i japë Bellinghamit numrin legjendar pas transferimit

Real Madridi pritet t’i japë Bellinghamit numrin legjendar pas transferimit

La Liga
Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

Zyrtare: Brahim Diaz rikthehet te Real Madridi

La Liga
“Nuk dua të përbuz Bayernin, por Real Madridi është një emër i madh”, agjenti i Davies shton thashethemet për mbrojtësin

“Nuk dua të përbuz Bayernin, por Real Madridi është një emër i madh”, agjenti i Davies shton thashethemet për mbrojtësin

Bundesliga
Kalo në kategori