LAJMI I FUNDIT:

Michele Obama publikon kopertinën e kujtimeve të saj

Michele Obama publikon kopertinën e kujtimeve të saj
U.S. President Barack Obama bows to First Lady Michelle Obama at the Inaugural ball in Washington, January 21, 2013. REUTERS/Kevin Lamarque (UNITED STATES - Tags: POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)

Ish-zonja e parë amerikane, Michelle Obama, ka bërë publike kopertinën e librit të shumëpritur të saj, ”Becoming”, që pritet të dal në shitje më 13 nëntor 2018.

Të bëhesh Michelle: Autobiografia e Michelle Obamas do të botohet edhe në shqip
Lexo po ashtu Të bëhesh Michelle: Autobiografia e Michelle Obamas do të botohet edhe në shqip

”Jam e kënaqur të ndaj me ju kopertinën e ‘Becoming’. Procesi i të shkruarit të këtij libri ishte personalisht domethënës dhe iluminues për mua. Teksa bëhem gati të publikoj ‘Becoming’ këtë vjeshtë, shpresoj se edhe ju do të mendoni për historitë tuaja dhe do të besoni se kjo do t’ju ndihmojë të bëheni kushdo që synoni të jeni. Historia juaj është ajo që keni e që gjithmonë do ta keni. Është diçka e për t’u ruajtur”, shkruan Michelle Obama.


”Becoming” bën fjalë për një grua e cila sfidoi të gjitha pritshmëritë. Në të Michele tregon eksperiencat që nga fëmijëria e deri në periudhën në shtëpinë me të famshme të botës. Ajo flet për triumfet dhe zhgënjimet, si ato publike dhe ato private. /Telegrafi/