LAJMI I FUNDIT:

Mezani: Luajtëm mirë, por lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi

Mezani: Luajtëm mirë, por lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi
photo by: @Shpend Ahmeti

Gjilani është mposhtur në derbin lokal nga Drita me rezultat minimal 1-0.

Kjo ishte ndeshja e tetë për Gjilanin që nuk e ka shijuar fitoren në derbin e Anamoravës.


Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani ka folur pas ndeshjes duke thënë se pjesa e parë i takoi atyre, por në të dytën lëndimi i Melos Bajramit ndikoi edhe te goli.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur mirë. Mendoj që kemi pasur mundësi në pjesën e parë për të shënuar. Ishim më ofensivë, krijuam edhe raste. Por ky është futbolli”.

Drita vazhdon të sundojë në qytet, mposht Gjilanin në derbin e Anamoravës
Lexo po ashtu Drita vazhdon të sundojë në qytet, mposht Gjilanin në derbin e Anamoravës

“Jemi futur me dëshirën për ta fituar ndeshjen. Deri te momenti i golit ishim stabil prapa. Lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi, mbrojtja ra te goli. Hyri një lojtar me përvojë dhe është dashur të jetë më i kujdesshëm. E kishim rastin e fundit me Kelmendin dhe nuk shënuam. Duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që krijojmë. Luajtëm ndaj një kundërshtari që ka kualitet”, ka deklaruar Mezani.

Ai tutje ka thënë se në janar do të marrin lojtar të ri, pasi disa nga aktualët nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit.

“Skuadra ka nevojë për përforcime. Do të studiojmë mirë pozicionet ku kemi nevojë. Nuk guxojmë të gabojmë në përzgjedhjen e lojtarëve. Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit. Këtë ua kam thënë edhe atyre dhe e them edhe publikisht. Në futboll vlen ajo që jep e jo ajo që ke dhënë. Do të marrim lojtarë që ndihmojnë skuadrën”, ka shtuar Mezani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori