LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Për shtatë vite është ulur vdekshmërinë e foshnjave të lindura para kohe me 74%

Mexhiti: Për shtatë vite është ulur vdekshmërinë e foshnjave të lindura para kohe me 74%

Dita botërore e fëmijëve të lindur para kohe ishte rasti që ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, të vizitojë Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë ku kujdesen këta fëmijë. Ministri Mexhiti theksoi se “është i lumtur që mund të ndajë informacionin se po i fitojmë gjithnjë e më shumë betejat me sfidat e lindjes së parakohshme”.

“Statistikat tregojnë se duke filluar nga viti 2017 vdekshmëria e foshnjave të lindura para kohe është ulur për 74%, pra në vitin 2016 ishte 25 për qind dhe në vitin 2023 do të arrijë në 5.6 për qind”, informoi Mexhiti.


Gjatë vizitës, ministri Mexhiti theksoi se ky progres fantastik është si rezultat i përmirësimit të kushteve, investimit në pajisje bashkëkohore të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, si dhe trajnimit të stafit të Klinikës.

Ai ia atribuoi rezultatet e shkëlqyera strategjisë efikase me të cilën janë përmirësuar kushtet për nënat lehona dhe është ofruar kujdes i lartë për të sapolindurit.

“Më duhet të theksoj se shëndeti i nënave dhe i të porsalindurve është imperativ për çdo sistem shëndetësor të suksesshëm, dhe pikërishtë zhvillimi dhe zbatimi i Master Planit për kujdesin perinatal është si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me OBSH-në, UNICEF-in dhe UNFPA-në. Ministria e Shëndetësisë do të mbetet e përkushtuar për krijimin e një mjedisi ku çdo foshnjë e lindur para kohe, të marrë kujdes me standarde më të larta, akses në trajtime inovative dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillim”, theksoi Mexhiti.

Ministri Mexhiti theksoi se nga Klinika Universitare për Gjinekologji Obstetrike, janë larguar shumë familje të buzëqeshura, me foshnjat që kanë lindur vetëm me disa qindra gramë, nga të cilat më e vogla ishte vetëm 660 gramë, dhe bëri të ditur se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar këtë praktikë pozitive.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori