LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti i Lëvizjes Demokratike kundërshton deklaratat e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, për marrëdhënien e shqiptarëve me BDI-në

Mexhiti i Lëvizjes Demokratike kundërshton deklaratat e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, për marrëdhënien e shqiptarëve me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në një prononcim për TV21 gjatë Forumit të Grave të LD-së, tha se nuk është dakord me prononcimin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, ku u shpreh se “shqiptarët e gjejnë rehatinë vetëm te BDI-ja dhe Ali Ahmeti.” Sipas Mexhitit kjo nuk është e vërtetë sepse kur BDI-ja në vitin 2014 ka pasur 153 mijë vota, shqiptarët kanë qenë më keq. Kurse tani që BDI-ja ka vetëm 80 mijë vota shqiptarët janë më mirë, duke përmendur këtu proceset integruese të vendit dhe politikat ndëretnike.

“Kjo deklaratë nuk mban, për shkak se nëse bëjmë analizë politike të situatës, atëherë kur BDI-ja ka qenë e fuqishme, shqiptarët janë dobësuar. Glas për vitin 2014 kur BDI-ja ka pasur 153 mijë vota. Procesi integrues nuk ka lëvizur, korrupsion I madh. Ka pasur raste të montuara politike, ku vazhdojmë t’i trajtojmë edhe sot. Kur BDI-ja ranë 80 mijë vota, u hap procesi integrues, u ndryshua emir i Maqedonisë. Maqedonia u fut në NATO. u Fut në një situate politike më relaksuese ndëretnike, pra janë deklarata ditore që nuk shkojnë në favor.”- tha Mexhiti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori