LAJMI I FUNDIT:

Metoda të thjeshta me të cilat banja juaj do të ketë gjithmonë një erë të këndshme

Metoda të thjeshta me të cilat banja juaj do të ketë gjithmonë një erë të këndshme
(Foto: Pexels)

Nëse keni vënë re se banja juaj thjesht nuk ka erë të freskët si dikur, duhet ta pastroni tërësisht për të gjetur shkakun e vërtetë të erës së pakëndshme. Por, ndonjëherë edhe pastrimi nuk mund të ndihmojë që tualeti juaj të ketë erë të mirë.

Mirëpo, me ndihmën e disa trukeve mund të arrini që kjo hapësirë në shtëpinë tuaj të ketë gjithmonë një erë të këndshme.


Banja fillimisht duhet pastruar mirë për ta hequr mykun dhe bakteret, pasi këto janë shkaqet më të shpeshta të aromave të pakëndshme. Këshillohet gjithashtu t’i pastroni tubat e eliminimit të ujit.

A e dini për çfarë shërben butoni i vogël në sternën e tualetit
Lexo po ashtu A e dini për çfarë shërben butoni i vogël në sternën e tualetit

Për ta freskuar banjën, do të ishte mirë të përdorni vajra esencialë. Mjafton të hidhni disa pika vaj esencial në një letër higjienike, në mënyrë që tualeti të marrë erë të mirë.

Po ashtu, mund të përdorni vaj eterik edhe për guacën e tualetit. Gjegjësisht, mund të bëni një përzierje të sodës së bukës, acidit citrik dhe ujit për ta pastruar tualetin dhe për një erë më të këndshme mund të shtoni edhe disa pika vaj esencial.

Është e rëndësishme të theksohet se duhet ta mirëmbani rregullisht furçën për guacën e tualetit, sepse në të fshihen edhe bakteret. Mënyra më e mirë është të hidhni pak agjent pastrimi në mbajtësen e furçës.

Si ta zhbllokoni tualetin me ndihmën e një shisheje plastike
Lexo po ashtu Si ta zhbllokoni tualetin me ndihmën e një shisheje plastike

Soda e bukës gjithashtu mund t’ju ndihmojë t’i neutralizoni aromat e pakëndshme, sepse i përthith mirë ato. Merrni një enë qelqi dhe thjesht mbusheni me sodë bikarboni. E mira e sodës së bukës është se i vret edhe bakteret e pranishme.

Në fund, nëse tualeti juaj ka një erë myku, ka shumë mundësi që fajin ta kenë peshqirët. Kjo ndodh për shkak se pambuku është i shkëlqyeshëm në thithjen e ujit, por nëse peshqirët nuk thahen plotësisht, ato bëhen një terren zhvillimi për bakteret dhe mykun. Pra, lajini peshqirët në ujë të ngrohtë dhe shtoni një filxhan uthull në ciklin e dytë të shpërlarjes. Uthulla do të ndihmojë në vrasjen e fajtorëve të erës së pakëndshme dhe do t’i lërë peshqirët tuaj të butë dhe me aromë të freskët. /Telegrafi/