LAJMI I FUNDIT:

Meta: Do të bashkëpunojmë vetëm me Partinë Demokratike, atë të Sali Berishës

Meta: Do të bashkëpunojmë vetëm me Partinë Demokratike, atë të Sali Berishës
Foto: Ilustrim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se partia e tij do të bashkëpunojë me të vetmen Parti Demokratike (PD) që njeh, atë që drejtohet nga Sali Berisha.

Meta përmes një konference për media ka thënë se 7 korriku ishte një tregues i qartë se PD dhe opozita janë “zgjuar nga gjumi”.


“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Dhe është një parti me shumë kontribute për historinë e Shqipërisë dhe me përgjegjësit e saj. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD, që është një vetëm një, siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD-së dhe e opozitës, për hatër të PD ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ishte një tregues  i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira që është themeluar PD. Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për referoma territoriale. Do të bashkëpunojmë me secilën parti, s’kemi paragjykime”, tha Meta.

Sipas tij zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies.

“Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë një triumf i vendosjes së llogaridhënies”, tha Meta. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori