LAJMI I FUNDIT:

Meta bllokon “Greqinë”: S’mund të bëhem pjesë e cenimit të Kushtetutës

Meta bllokon “Greqinë”: S’mund të bëhem pjesë e cenimit të Kushtetutës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shpjegoi arsyet pse nuk i dha Ministrit të Jashtëm autorizimin për plotfuqinë për të negociuar me Greqinë.

Në letrën që Presidenti i ka dërguar Ditmir Bushatit kërkohet që të saktësohet objekti i qartë për autorizimin e plotfuqisë si dhe të plotësohen emrat, funksionet dhe profesionet e atyre që do të jetë pjesë e grupit negociator.


Përsa i përket metodologjisë, presidenti Meta kërkon shpjegim se ku do të përdoret parimi i barazlargësisë strikte, e ku ai barazlargësisë me korrektim.

“Presidenti s’mund të anashkalojë asnjë moment. Nuk mund të bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të asnjë bashkëfajësie, qoftë edhe padashje”, deklaroi kreu i shtetit.

Top Channel ka pyetur kreun e shtetit shqiptar nëse po e shfrytëzon politikisht këtë moment.

“Qëllimi i Presidentit nuk është të bëjë lojë politike në marrëdhëniet me fqinjët. Presidenti nuk mund të vihet para fakteve të kryera”, u përgjigj ai.

A ndjehet Ilir Meta nën presionin e Qeverisë se ky qëndrim i tij mund të shtyjë në kohë arritjen e marrëveshjes, që synohet të nënshkruhet nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij grek Tsipras, gjatë vizitës së këtij të fundit në pranverë?

“I uroj suksese gjatë vizitës së paralajmëruar nga mediat në Korçë dhe Shqipëri, por axhenda e cilitdo personalitet të nderuar nuk mund të më imponojë mua që të mos përmbush detyrimet e mia”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese i njeh kreut të shtetit të drejtën që të udhëheqë negociatat, por shtoi se nuk e synonte një gjë të tillë, pasi nuk ndjehej ekspert.

Presidenti e quajti gjithashtu të panevojshme që të dërgonte një njeri të besuar të tij në grupin negociator, pasi plotfuqia kur jepet është delegim i besimit për të gjithë grupin, theksoi ai.

Në lidhje me marrëdhëniet me Ministrin e Jashtëm, Presidenti tha se ka kërkuar komunikim zyrtar për çështjen, por nuk ka marrë asnjë informacion të tillë deri më tani.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori