LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja e gjuhës dhe traditave shqiptare në Ukrainë

Mësuesja e gjuhës dhe traditave shqiptare në Ukrainë

Natalia Kircheva është mësuese e gjuhës shqipe në shkollën e fshatit Karakurt në lagjen Bolgard të Odesës në Ukrainë, ku shqiptarët dhe banorët e tjerë të pakicave të ndryshme jetojnë në mënyrë kompakte.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “Natalia Kircheva është mësuesja e parë e gjuhës shqipe në Karakurt… Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, ajo u kthye në vendin e saj për t’u mësuar fëmijëve jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe historinë dhe traditat shqiptare”.


Ajo jep lëndën zgjedhore të gjuhës shqipe. Para Kirchevas, askush nuk jepte mësime të tilla në Ukrainë. /ata/