eksperti-banner

Në prag të nisjes së Kupës së Botës 2026, punonjës të sektorit të arsimit kanë organizuar një protestë në Meksikë, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, rritje të pagave dhe rishikim të politikave pensionale.

Sipas raportimit të BBC-së, protestuesit u mblodhën pranë Stadiumit ‘Azteca’, një nga arenat që do të presë ndeshjet e Botërorit, duke shfrytëzuar vëmendjen e madhe që mediat ndërkombëtare kanë përqendruar në kryeqytetin meksikan.


“Ne nuk e duam Kupën e Botës. Ne duam vetëm paga më të mira”, deklaruan pjesëmarrësit në protestë.

Një pjesë e demonstruesve shprehën gjithashtu pakënaqësi për çmimet e larta të biletave, duke argumentuar se turneu nuk është i qasshëm për qytetarët e zakonshëm.

“Kupa e Botës nuk është krijuar për njerëzit e zakonshëm. Ajo është për biznesmenët që mund t’i përballojnë biletat”, u shprehën protestuesit.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Meksika do të bëhet qyteti i parë në histori që pret ndeshje të Botërorit për herë të tretë. /Telegrafi/

telegrafi sport app