LAJMI I FUNDIT:

Messi thyen rekordin e madh të CR7 me një foto të publikuar me Kupën e Botës

Messi thyen rekordin e madh të CR7 me një foto të publikuar me Kupën e Botës

Lionel Messi ka përmbushur ëndrrën e tij të madhe, ta fitoj Kupën e Botës.

Legjenda argjentinase ka zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm botëror, ku e mbylli me shtatë gola e tre asistime në shtatë ndeshje të zhvilluara.

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave arriti ta fitoj trofeun e vetëm që i mungonte, atë të Kupës së Botës.

E postimi i parë i Messit pasi fitoi Kupën e Botës në llogarinë e tij në Instagram bëri që të thyhen të gjitha rekordet në këtë rrjet social.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Messi shkroi një shkrim në fotot e postuara ku e para ishte ajo me Kupë të Botës dhe aq mjaftoi që foto në fjalë të bëhet virale dhe të mbetet për momentin më e pëlqyera në histori të Instagram.

Rekordi i mëparshëm ishte një foto e Cristiano Ronaldos pikërisht me Leo Messin ku mori 42 milionë pëlqime.

Por foto e Messit kur kanë kaluar 17 orë nga publiklimi i saj ka arritur shifrën e 44,2 milionë pëlqimeve në Instagram, që është një rekord i paarritshëm së paku për momentin. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori