Lionel Messi ka shënuar edhe golin e dytë individual në takimin ndaj Mallorcas të vlefshëm për javën e 16-të në La Liga.

Pas golit të parë nga distanca në minutën e 17-të, ylli argjentinas ka shënuar edhe një gol tjetër të bukur.


Messi u tregua 'vrasës' edhe në minutën e 41-të duke shënuar për 3-1.

Ky gol i kapitenit të Barçës erdhi nga një distancë rreth 18 metra.

Goli i Messit erdhi pas asistimit të Ivan Rakitic. /Telegrafi/

telegrafi sport app