LAJMI I FUNDIT:

Messi pritet ta rinovojë kontratën pas muajit të mjaltit

Messi pritet ta rinovojë kontratën pas muajit të mjaltit

Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, pasi të kthehet nga muaji i mjaltit kah mesi i këtij muaji.

Sulmuesi argjentinas, i cili të premten u martua me Antonella Roccuzzon në Rosario, është pritur që të kthehej në Spanjë në fundjavën që vjen, mirëpo e ka zgjatur pushimin e tij deri më 12 korrik.


Pas martesës, Messi dhe Antonela i ndryshuan planet dhe tash janë në muajin e mjaltit së bashku me djemtë e tyre, Thiago dhe Mateo, në ishujt Karaibe të Antiguas dhe Barbudas.

Speciale - E ardhmja e Messit dhe Ronaldos ende në ajër, tifozët mbajnë frymën
Lexo po ashtu Speciale - E ardhmja e Messit dhe Ronaldos ende në ajër, tifozët mbajnë frymën

Më 12 korrik, lojtarët e Barcelonës do të kthehen në fushën stërvitore në Sant Joan Despi, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore para fillimit të përgatitjeve para-sezonale, ashtu që edhe Messi do të kthehet me bashkëlojtarët tjerë.

Argjentinasi ka kontratë deri në verën e vitit 2018 dhe deri më tani ka hezituar ta rinovojë atë.

Mirëpo, sipas Goal, Messi dhe babai i tij tashmë i kanë sqaruar detajet me Barcën rreth kontratës së re dhe pasi të kthehet nga pushimi do ta nënshkruajë rinovimin.

Kontrata do të jetë valide deri në vitin 2021 me opsionin për ta vazhduar edhe për një sezon tjetër, ndërsa ai do të paguhet 22 milionë euro neto. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori