LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk e lejon Icardin të transferohet te Real Madridi

Messi nuk e lejon Icardin të transferohet te Real Madridi

Në Spanjë, zërat mbi një transferim të mundshëm të Mauro Icardi tashmë janë çmendur fare. Kësaj here bëhet fjalë njëherësh për Real Madrid dhe Lionel Messi.

Ky i fundit, sipas raportimeve të “Don Balon” ka vendosur të fusë shkopinjtë në rrota me qëllim që të evitojë realizimin e një transferimit të mundshëm të argjentinasit të Inter, te ekipi Los Blancos.

Ngjason si një prej atyre zërave që më pas protagonistët i përgënjeshtrojnë, por jo kësaj here, pasi media spanjolle zbulon se ylli argjentinas i Barcelonës ka telefonuar Icardin për nuk duhet ta shohë përkrah Cristiano Ronaldo.


Argjentinasi deri më tani ka pasur 139 paraqitje dhe ka shënuar 86 gola

“Messi e di që shoku i tij i kombëtares do të përforconte Realin dhe nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Ja pse e ka telefonuar duke tentuar që të ndërhyjë në përpjekjet potenciale. Nuk dëshiron ta shohë Icardin të veshu me fanellën e bardhë, e konsideron bashkëkombësin e tij si njërin prej më të mirëve në botë në rolin e tij dhe e di në mënyrë perfekte se do të ishte një përforcim luksi për Zidane”.

“Komunikimi mes dy argjentinasve është përgjithësisht i rrjedhshëm, kështu Leo ka qartësuar se nuk dëshiron ta shohë te Real. Icardi nuk mund të premtojë asgjë, sepse e dinë që në futboll gjërat ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin. E sigurt është që do të ishte i lumtur nëse Messi e merr me vete te Barça”, citon ‘Don Balon’. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori