LAJMI I FUNDIT:

Messi mungon në listën e PSG-së kundër Troyes, pavarësisht se ka kërkuar falje

Messi mungon në listën e PSG-së kundër Troyes, pavarësisht se ka kërkuar falje

Lionel Messi nuk është në listën e skuadrës së Paris Saint-Germain për ndeshjen e nesërme të ligës kundër Troyes, pavarësisht mesazhit të tij të kërkim faljes së lëshuar të premten, në të cilin ai justifikohej se kishte udhëtuar në Arabinë Saudite për angazhime publicitare pa lejen e klubit.

PSG ka publikuar sot një listë që përfshin disa lojtarë vendas dhe nuk ka dhënë shpjegime për mungesën e Messit, i cili sipas mediave është sanksionuar prej dy javësh pa punë dhe rrogë.


Në mesin e 19 të thirrurve për ndeshjen e kësaj të diele ka disa lojtarë të skuadrës së të rinjve dhe disa ‘veteranë’ si Marco Verratti, Marquinhos, Sergio Ramos dhe Gigi Donnarumma.

Në listë janë edhe spanjollët Carlos Soler, Juan Bernat, Sergio Rico dhe Fabián Ruiz, ndërsa braziliani Neymar vazhdon të përmbushë planin e rikuperimit për dëmtimin e kyçit të këmbës.

Rikthimi, më 21 maj?

Ndonëse PSG nuk ka dhënë detaje për pezullimin e Messit, mësohet se shtatë herë Topi i Artë dhe kampioni i botës me Argjentinën do të mungoj ndaj Troyes sot dhe në rast se klubi nuk i heq dënimin, ai nuk do të jetë kundër Ajaccios më 13 maj.

Rikthimi i tij i mundshëm do të ishte më 21 maj në Auxerre, në ndeshjen e javës së 36-të në Ligue 1 dhe kur parisienët tashmë mund të jenë kurorëzuar matematikisht kampionë të Ligës.

Messi publikon video të pazakontë pas injorimit që i bëri PSG-së
Lexo po ashtu Messi publikon video të pazakontë pas injorimit që i bëri PSG-së

Kërkim falja

Messi u përpoq t’i qetësonte gjërat të premten duke postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram të ndjekur nga pothuajse 480 milionë në të cilin kërkoi falje për anashkalimin e stërvitjes më 1 maj, një ditë pas humbjes në shtëpi kundër Lorientit.

Argjentinasi u justifikua duke pretenduar se angazhimet për të promovuar Arabinë Saudite si destinacion turistik ishin modifikuar në raste të tjera dhe se këtë herë nuk mund ta shtynte më.

“Mendova se do të ishim të lirë pas ndeshjes , siç po ndodhte në javët e mëparshme”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Mashtrim i paparë: Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi për Dinamon e Bukureshtit, vëllai binjak luante për të

Ligat tjera
Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Dikur cilësohej si ‘Cristiano Ronaldo i ardhshëm’ – ish-legjenda e Man United tani ka mbetur pa ekip

Ndërkombëtare
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në

Luis Enrique u cilësua patetik për atë që i bëri Keylor Navasit gjatë ndeshjes së fundit të tij për PSG-në

Ligue 1
Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të

Diamanti dardan në menaxhim nga ikona Francesco Totti: I ka përcjellë ndeshjet e Kosovës, jam i lumtur që do të bashkëpunojë me të

Romak Zeqiri
Kalo në kategori