LAJMI I FUNDIT:

Messi ka bindur PSG-në që të marrë një vendim drastik për transferimet, që mund të ndikojë në të gjithë Evropën

Messi ka bindur PSG-në që të marrë një vendim drastik për transferimet, që mund të ndikojë në të gjithë Evropën

Lionel Messi është në mesin e lojtarëve që ka bindur Paris Saint-Germainin që të marrë një vendim drastik sa i përket strategjisë së tyre për transferime, sipas një raportimi të fundit.

Messi ka luajtur për PSG-në mes viteve 2021 dhe 2023, pasi iu bashkua atyre pas një largimi befasues nga Barcelona.


Sipas mediumit francez L’Equipe, Messi kishte përfituar rreth 40.5 milionë euro për vit gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez. Ai formoi një treshe të ‘ëndrrave’ së bashku me Kylian Mbappe dhe Neymar, teksa PSG fitoi dy herë titullin e ligës gjatë kohës së argjentinasit në klub.

Sipas një raportimi të fundit nga një medium francez, PSG do të ketë një shumë të majme parash për të shpenzuar, kjo për shkak se do të heqin qafe pagën astronomike të Mbappes.

Është thënë se ata do të targetojnë Marcus Rashford dhe Victor Osimhen si dy prioritete kryesore për të plotësuar boshllëkun që do të lë Mbappe pas largimit në fund të sezonit.

Messi apo Ronaldo? Hazard ‘injoron’ të dytë kur zgjedh më të mirin në histori
Lexo po ashtu Messi apo Ronaldo? Hazard ‘injoron’ të dytë kur zgjedh më të mirin në histori

Sidoqoftë, PSG në vend të kësaj do të përqendrohet më shumë tek lojtarët e rinj dhe tek akademia, duke marrë parasysh së Warren Zaire-Emery është një dëshmi e qartë për këtë.

PSG do të shpresojë se ndryshimi i politikave të tyre për transferime, do t’u sigurojë atyre më në fund trofeun e shumëpritur të Ligës së Kampionëve, për të cilin po luftojnë tash e disa vite./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori