LAJMI I FUNDIT:

Mësohet paga potenciale e Greenwood në transferimin që mund t’ia ndryshojë karrierën

Mësohet paga potenciale e Greenwood në transferimin që mund t’ia ndryshojë karrierën
(Foto: Getty)

Mediat angleze e kanë mësuar pagën potenciale të Mason Greenwood, pasi futbollisti i suspenduar i Manchester Unitedit është duke planifikuar një ndryshim të madh në karrierë.

Ylli i lindur në Bradford është duke e shqyrtuar mundësinë e kalimit në Kinë nëse Djajtë e Kuq vendosin t’ia ndërpresin përgjithmonë kontratën, pas akuzave për sulm fizik dhe keqtrajtim seksual.

Nëse transferimi do të ndodhte, ai do të përfitonte 2.7 milionë funte (tre milionë euro), që është paga maksimale e lejuar për futbollistët e huaj në Superligën kineze.


(Foto: Getty Images)

Në bazë të kalkulimeve, do të thotë se Greenwood do të përfundonte rreth 50.000 funte (56.140 euro) në javë për një sezon të plotë.

Pas tërheqjes së disa dëshmitarëve kryesore, gjykata i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim e sulm fizik për 21-vjeçarin, megjithatë ai mbetet i pezulluar nga Unitedi, ndërkohë që klubi është duke zhvilluar një hetim të brendshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori