LAJMI I FUNDIT:

Mësohet ora kur do të fillojnë meçet e shumëpritura të boksit Marku-Prodan dhe Joshua-Usyk

Mësohet ora kur do të fillojnë meçet e shumëpritura të boksit Marku-Prodan dhe Joshua-Usyk

Pritjes i erdhi fundi dhe sot (e shtunë) adhuruesit e boksit do të kenë një natë të gjatë me disa meçe shumë interesante, në disa kategori si WBA, WBO dhe IBF.

Në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, do të zhvillohen disa meçe, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.


28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan dhe tanimë janë mësuar edhe oraret e meçeve.

Marku dhe Prodan është dueli i treti në këtë natë të gjatë të boksit, dhe kjo përballje pritet të fillojë rreth orës 19:00. Por, çdo gjë varet edhe si kryhen ndeshjet paraprake. Vlen të theksohet se ky meç është në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

Florian Marku dështon në matjen e parë zyrtare, ka kohë vetëm dy orë që t'i humb 1,8 kilogramë
Lexo po ashtu Florian Marku dështon në matjen e parë zyrtare, ka kohë vetëm dy orë që t'i humb 1,8 kilogramë

Ndërkohë dueli kryesor i kësaj mbrëmje padyshim që është ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.

Dy boksierët do të ndeshen për titullin e kampionit në peshat e rënda, derisa Joshua mbanë titujt e WBO, WBA dhe IBF.

Dueli mes britanikut dhe ukrainasit është pritur që një kohë të gjatë dhe pritet të jetë spektakolar.

Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori