LAJMI I FUNDIT:

Mësohet emri i gjyqtarit për finalen e Ligës së Evropës

Mësohet emri i gjyqtarit për finalen e Ligës së Evropës
Foto: UEFA/Twitter:

Villareali dhe Manchester United kanë mësuar emrin e gjyqtarit që do të ndajnë drejtësinë në takimin mes tyre.

Klubi spanjoll dhe ai anglez takohen më 26 maj në Gdansk në kuadër të finales së Ligës së Evropës.


Francezi Clement Turpin do të jetë në krye të kësaj ndeshje, që përcakton skuadrën e dytë më të mirë evropiane.

Caktohet gjyqtari për finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat
Lexo po ashtu Caktohet gjyqtari për finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Chelseat

Villareali arriti të eliminonte Arsenalin në gjysmëfinale, duke ia dal kështu që të kualifikohet në finalen e Ligës së Evropës.

Në anën tjetër, Manchester United fitoi me rezultat të thellë në takimin e parë ndaj Romës, 6-2, gjersa i dyti u takoi këtyre të fundit që triumfuan 3-2.

Turpin njihet si një gjyqtar tejet i rreptë dhe që dy skuadrat do të duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj ndërhyrjeve që bëjnë. /Telegrafi/

Foto: UEFA/Facebook