LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data dhe lokacioni i dasmës së Getit dhe Marinës

Mësohet data dhe lokacioni i dasmës së Getit dhe Marinës

Të shtunën u raportua se Marina dhe Geti do të martohen në shtator.

Data 10 do jetë momenti kur çifti do i japin fund beqarisë në Prishtinë në një ceremoni mes miqve dhe familjarëve.


Geti dhe Marina martohen në shtator, ceremonia zhvillohet në Prishtinë? (Video)
Lexo po ashtu Geti dhe Marina martohen në shtator, ceremonia zhvillohet në Prishtinë? (Video)

Por cilat janë detajet tjera?

Për habinë e shumëkujt, dasma do të ketë një numër shumë të kufizuar të të ftuarve të cilët sipas burimeve të Prive.al nuk do e kapin as shifrën e 200 personave.

Tutje, lokacioni i zgjedhur është në qendër të Prishtinës.

Ndryshe prej tendencës për të zhvilluar ceremonitë në ambient të hapur, dyshja nuk do eksperimentojnë shumë në këtë pjesë.

Geti dhe Marina do i japin fund beqarisë në një prej sallave të hotelit luksoz Swiss Diamond.

Ashtu siç kemi bërë të ditur, për transformimin e ambientit do merret Alketa Vejsiu me kompaninë e saj Class Events që synojnë të sjellin diçka të paparë deri tani. /Prive/Telegrafi/