LAJMI I FUNDIT:

Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë

Mësim për njerëzimin nga babai që humbi tre fëmijë në tërmetin e Turqisë

Osman Demirel, i cili humbi tre fëmijët në tërmetin që goditi qytetin e Kahramanmarasit, tha se lakmia e njerëzve rriti shkallën e fatkeqësisë në Turqi.

Në tërmetin që ndodhi në Kahramanmaras më 6 shkurt, ndërtesa gjashtëkatëshe e Hisarit u shkatërrua.


Demirel, i cili banonte në atë pallat, i është shmangur fatit tragjik të familjes për shkak se ishte në punë, ndërsa tre fëmijët e tij humbën jetën. Gruaja e Demirelit pësoi lëndime të lehta trupore.

Një mrekulli e re në Turqi: Djaloshi u nxor i gjallë nga rrënojat gati 11 ditë pas tërmetit
Lexo po ashtu Një mrekulli e re në Turqi: Djaloshi u nxor i gjallë nga rrënojat gati 11 ditë pas tërmetit

Duke shpjeguar dhimbjen e madhe që ka përjetuar, ai tha se njerëzit janë përgjegjës për këtë tërmet. “Ne jemi bërë viktima të lakmisë dhe ambicieve tona”, tha ai.

“Kemi paguar mijëra lira për shtëpitë që nuk vlejnë aq shumë. Prandaj jemi bërë viktima të mosmirënjohjes dhe lakmisë sonë”, tha babai i dërmuar, raporton ntv.

Në fund ai tha se “Zoti na kujtoi se është pronar i pronës”.

Ndryshe, Turqia ka regjistruar mbi 38 mijë viktima duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. /Telegrafi/