Hulumtuesit e Australisë kanë zbuluar se femrat janë më të joshura nga meshkujt të cilëve aroma e trupit u shkaktohet nga dieta që dominohet me pemë dhe perime.

Ata gjithashtu pohojnë se konsumimi i mishit dhe vezëve ndërlidhet me aromë të mirë të trupit, përderisa dietat e pasura me karbohidrate ndërlidhen me aromë më të keqe të trupit, transmeton Telegrafi.

“Aroma është komponent i rëndësishëm i joshjes, e në veçanti për femrat. Hulumtimet tona tregojnë se femrat janë më të joshura nga meshkujt që hanë më shumë perime, sepse aroma e trupit të tyre është më e kënaqshme”, kanë thënë shkencëtarët.

Gjatë studimit, shkencëtarët iu kishin kërkuar meshkujve të mbajnë shënime për dietën e tyre, dhe pastaj kishin marrë pjesë në dy eksperimente për të parë se cilët meshkuj kishin pasur aromë më të mirë të trupit.

Në fund, femrat kishin treguar se meshkujt të cilët kishin ngrënë ushqime që kryesisht kanë përmbajtur pemë dhe perime, kishin pasur aromën më të mirën.

Ata të cilët kishin ngrënë mish ishin renditur në mes, ndërsa me aromën më të keqe kishin qenë ata që dietën e kishin bazuar në karbohidrate. /Telegrafi/