LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt dhe gratë asnjëherë nuk mund të mbesin vetëm miq

Meshkujt dhe gratë asnjëherë nuk mund të mbesin vetëm miq

A mund të mbeten vetëm miq meshkujt dhe gratë? Kjo është pyetje e kamotshme dhe, siç duket, më në fund është zbuluar përgjigja.

Sipas një anketimi të ri, përgjigja është jo – dy gjini të kundërta nuk mund të mbesin vetëm miq!

Rrjeti social ‘MeetMe’ ka anketuar 6500 përdorues dhe ka zbuluar se më shumë se gjysma e tyre kishin thënë se kanë fantazuar për seks me shokun/shoqen e ngushtë, ndërsa rreth 40 për qind (4 nga 10 raste) kanë raportuar se faktikisht kanë bërë seks me shokun/shoqen e ngushtë, përderisa rreth 80 për qind e kanë pranuar se do të bënin seks me shokun/shoqen e ngushtë nëse vjen mundësia, transmeton Telegrafi.

Por, nuk është vetëm seksi problemi i vërtetë mes dy gjinive, sepse edhe mënyra se si e definojnë miqësinë ka rëndësi të madhe.

Psikologu evolucionar Robin Dunbar, ka zbuluar se përderisa gratë i shohin miqtë e ngushtë si diçka mes motrave dhe shpirtrave binjakë, meshkujt i shohin miqtë e ngushtë thjesht si për komoditet.

Dunbar tregon se ka shumë dallime mes dy gjinive sepse gratë kanë më shumë miqësi të ngushta, përderisa meshkujt nuk kanë tendenca për miqësi të tilla. Meshkujt kryesisht kanë tendenca ta kenë një grup social prej katër meshkujve, dhe të cilët bëjnë gjëra të ndryshme së bashku.

Dhe, nëse dalin nga ai grup, për meshkujt është e thjeshtë: vetëm duhet ta gjejnë një grup tjetër prej katër meshkujve për të dalë natën bashkë.

Përderisa miqësitë e vajzave varen nga ajo se sa shpesh bisedojnë me njëra-tjetrën, si në celular si kudo, për meshkujt është më shumë se sa bëjnë gjëra së bashku. Qoftë nëse shkojnë ta shikojnë një ndeshje futbolli, dalin për të pirë, etj.

Pra, dy gjinitë i definojnë ndryshe miqësitë, dhe kjo mund të jetë një tjetër faktor se përse një vajzë e një djalë nuk mund të mbesin asnjëherë vetëm miq! /Telegrafi/