LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi nga Blinken për Izraelin është i qartë – gazetari i BBC sjell “detajet” e tij

Mesazhi nga Blinken për Izraelin është i qartë – gazetari i BBC sjell “detajet” e tij

Gjatë vizitës së tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, Anthony Blinken me siguri do të eksplorojë mënyrat për të mbajtur armëpushimin e përkohshëm.

Por ai është gjithashtu atje për të përcjellë mendimin e Uashingtonit se si duhet të sillet Izraeli kur – siç ka ende gjasa – të rifillojë fushatën e tij ushtarake në Gaza.


Kështu mendon Paul Adams, kKorrespondenti diplomatik, duke raportuar nga Jerusalemi, në një shkrim të tij në BBC, përcjell Telegrafi.

Siç vlerëson ai, mesazhi duket i qartë: duhet të ketë një ndryshim taktikash, për të shmangur vrasjen e mijëra civilëve të tjerë palestinezë.

Në këtë drejtim, shkruan ai, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane të paidentifikuar, Washington Post thotë se Izraeli “nuk mund të bëjë atë që bëri në veri në jug”.

Dhe paralajmërimet vijnë në një moment kritik.

Ajo po konsiderohet si ‘hero’: Momenti kur gruaja izraelite ‘ia nguli sytë’ militantit të maskuar dhe me automatik të Hamasit, teksa po lirohej pas 53 ditësh e mbajtur peng
Lexo po ashtu Ajo po konsiderohet si ‘hero’: Momenti kur gruaja izraelite ‘ia nguli sytë’ militantit të maskuar dhe me automatik të Hamasit, teksa po lirohej pas 53 ditësh e mbajtur peng

Dje, Benny Gantz, një anëtar i kabinetit të luftës, paralajmëroi se luftimet mund të rifillojnë “në çdo moment”.

“Lufta…do të zgjerohet kudo që të jetë e nevojshme në të gjithë Rripin”, tha ai. “Nuk do të ketë qytete strehimi”.

Sipas shkrimit të BBC, ka disa shenja se Izraeli po dëgjon këshillat e Uashingtonit.

Dje një zyrtar i lartë izraelit i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti tha se operacioni i Izraelit në Rripin jugor të Gazës do të ishte “ndryshe”.

Por ai e bëri të qartë se do të jetë ende në dorën e palestinezëve që të sigurohen që ata të lëvizin në “zona të sigurta” për të shmangur shënjestrimin e Forcave të Mbrojtjes izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori