LAJMI I FUNDIT:

Mes problemeve martesore me Tom Bradyn, Gisele Bundchen shfaqet me veshje të thjeshtë në Miami

Mes problemeve martesore me Tom Bradyn, Gisele Bundchen shfaqet me veshje të thjeshtë në Miami

Gisele Bundchen u pa në Miami të premten në mes të dramës martesore me bashkëshortin e saj, Tom Bradyn.

Modelja dukej e thjeshtë me një bluzë të bardhë, pantallona dhe sandale të ngjashme.


Dalja e Bundchen erdhi dy ditë pasi Page Six raportoi se ajo dhe qendërmbrojtësi i NFL po qëndronin në Miami.

Gisele (Foto: Backgrid)

Një burim tha se ish-engjëlli i Victoria’s Secret, 42 vjeçare, qëndroi në shtëpinë që ajo dhe Brady morën me qira në vitin 2020, ndërsa rezidenca e tyre ishte në rinovim.

Sa i përket atletit 45-vjeçar, burimi theksoi se mbetet e paqartë se ku ishte strehuar, megjithëse nuk ishte me bionden.

Tom Brady nuk ishte dashuria e parë e Gisele Bundchen, modelja ka qenë në lidhje me disa të famshëm të tjerë që ia kanë thyer zemrën
Lexo po ashtu Tom Brady nuk ishte dashuria e parë e Gisele Bundchen, modelja ka qenë në lidhje me disa të famshëm të tjerë që ia kanë thyer zemrën

Modelja u kthye në qytet të mërkurën, pasi ishte fotografuar më parë në Neë York me vajzën Vivian, 9 vjeçare. (Brady është gjithashtu babai i djemve Jack, 15 vjeç dhe Benjamin, 12 vjeç).

Gisele (Foto: Backgrid)

“Tom dhe Gisele së fundmi kanë qenë në luftë për ta bërë martesën e tyre të funksionojë dhe janë ndarë”, tha një burim për Page Six muajin e kaluar.

Edhe pse dyshja nuk kanë folur për dramën e tyre, Brady bëri disa aludime në muajin gusht.

Gisele dhe Tom (Foto: Getty Images)

Biznesmenja ka munguar dukshëm në lojërat e Brady që nga fillimi i sezonit të tij të 23-të më 11 shtator. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori