Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “NIN”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj e saj private dhe profesionale.


Ndër të tjerash, reperja me prejardhje nga Mitrovica ka folur edhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të nënës së saj.

melindaademi 193288187 853936961997886 8819376189827023048 n

“Ka luftuar shumë me qenë prezente, dhe jam shumë e lumtur që ka mundur me më parë duke performuar, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë”, ka thënë Melinda.

Mes lotësh, ajo ka treguar se mërzia që i la vdekja e nënës është e papërshkrueshme.

melindaademi 84343817 202449947831239 3038509038732018243 n

Reperja thotë se i vjen keq që e ëma iu largua nga jeta pa u bërë gjyshe duke lëshuar ende shumë kënaqësi të tjera.

“U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shkuar dhe nuk ka dashur. Ka dashur të rrijë, me na pa tu u rrit dhe as nuk u bo gjyshe. Shkoi shumë herët me 50 vjet. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkruar ashtu“, ka thënë Melinda në “NIN”.

Reperja e njohur përndryshe është duke shijuar së fundmi suksesin e bashkëpunimit të saj më të ri me Gjikon dhe Nora Istrefi, “Ay Carambo”. /Telegrafi/