LAJMI I FUNDIT:

“I mërzitur nga jeta” – kinezi gënjen vetëm që të arrestohet

“I mërzitur nga jeta” – kinezi gënjen vetëm që të arrestohet

Një burrë kinez, i lodhur nga jeta e përditshme, u arrestua së fundmi pasi publikoi një “urdhër kërkimi” në emrin personal në rrjetet sociale dhe u mburr për krime të shumta që pretendonte se kishte kryer.

A mund ta imagjinoni të jeni aq të mërzitur sa të filloni të trilloni krime dhe të shtireni si një mendje kriminale, vetëm për të tërhequr vëmendje?

Pikërisht këtë bëri muajin e kaluar një burrë nga Kina veriore, duke postuar në rrjetet sociale gënjeshtra për veten e tij, raporton odditycentral.


Ai pretendoi se kishte zhvatur 30 milionë juanë (4 milionë dollarë) nga një kompani, se zotëronte një armë zjarri dhe municione, dhe sfidoi njerëzit ta gjenin nëse donin një shpërblim prej 30,000 juanë (4000 dollarë).

Postimi u bë viral, por gjithashtu tërhoqi vëmendjen e organeve kineze të rendit që monitorojnë rrjetet sociale, dhe përfundoi pas hekurave për këtë veprim të pazakontë.

“Jam një banor i Qinyuan, qyteti Changzhi, provinca Shanxi. Kam zhvatur 30 milionë juanë (4 milionë dollarë) nga një kompani më 10 nëntor 2024”, pretendonte ai në postimin e tij. “Zotëroj një automatik dhe 500 fishekë. Nëse më gjeni, do të shpërbleheni me 30 mijë juanë (4000 dollarë).”

Vetëm një ditë pasi “u kallëzua” për krime që nuk i kishte kryer, burrin me mbiemrin Wang e vizitoi policia kineze që donte të dinte nëse ishte aq i rrezikshëm sa pretendonte. Banesa iu kontrollua tërësisht dhe ai u arrestua, por policia nuk gjeti asnjë armë zjarri apo sende të rrezikshme, dhe pretendimet e tij për zhvatjen e shumave nga kompania ku kishte punuar rezultuan false.

Wang i shpjegoi policisë se ishte penduar për mashtrimin dhe se kishte vepruar nga mërzitja dhe zemërimi. Megjithatë, autoritetet konsideruan se dëmi ishte bërë dhe e akuzuan për përhapje të qëllimshme të informacionit të rremë dhe shkaktim të trazirave publike.

Sipas mediave kineze, deri në momentin kur Wang u arrestua, videoja e tij kishte marrë 350 mijë shikime, 2459 pëlqime, 799 shpërndarje dhe 80 komente. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa pushohet nga puna për 'twerk' në aeroplan

Stjuardesa pushohet nga puna për 'twerk' në aeroplan

Fun
Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trumpit paralajmëron për një tërmet shkatërrues: Aq i fuqishëm sa edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin

Pastori që parashikoi atentatin ndaj Trumpit paralajmëron për një tërmet shkatërrues: Aq i fuqishëm sa edhe lumi Mississippi do ta ndryshojë drejtimin

Interesante
Shembuj

Shembuj "vandalizmi" që vetëm sa i bëjnë këto qytete më interesante dhe më të bukura!

Interesante
Shfaqja e tre luanëve malorë në Kaliforninë Veriore shkakton mbylljen e parqeve, fushave sportive dhe shesheve

Shfaqja e tre luanëve malorë në Kaliforninë Veriore shkakton mbylljen e parqeve, fushave sportive dhe shesheve

Interesante
Qeni i vogël me rroba dimërore bëhet viral në rrjetet sociale

Qeni i vogël me rroba dimërore bëhet viral në rrjetet sociale

Fun
Një anakondë gjendet e ngordhur në rrugët e Brazilit - ajo çfarë kishte brenda saj e tmerroi një shofer

Një anakondë gjendet e ngordhur në rrugët e Brazilit - ajo çfarë kishte brenda saj e tmerroi një shofer

Interesante
Kalo në kategori