LAJMI I FUNDIT:

Merr lëndime të konsiderueshme, pasi e lëshon qëllimisht fishekzjarrin në fytyrë (Video)

Merr lëndime të konsiderueshme, pasi e lëshon qëllimisht fishekzjarrin në fytyrë (Video)

Një burri është dashur t’i bëhen pesë qepje në mjekër, pasi e ka ndezur fishekzjarrin dhe e ka drejtuar tek fytyra e tij.

Zac, nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, i ka kërkuar miqve ta filmojnë, derisa e kthen mjetin shpërthyes kah vetja, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihet momenti kur eksplodon fishekzjarri në mjekrën e tij, ndërsa ai përfshihet nga një shtëllungë e madhe tymi.

Pasi e hedh mjetin e ndezur, Zac afrohet te kamera, për të treguar plagën që i rridhte gjak.

Nuk bëhen të ditura motivet, apo nëse është sfiduar të bëjë këtë lojë bizare. /Telegrafi/