Merr fund tensioni mes Neymarit dhe Robinho Jr, pas golit të legjendës braziliane dyshja përqafohen

Tema kryesore e ditëve të fundit në Brazil ka qenë përplasja që ka pas legjenda braziliane Neymar me djalin e Robinhos, Robinho Jr.
Disa ditë më parë dyshja ka pasur një përplasje në stërvitje, ku Neymar ka goditur Robinho Jr pasi ky i fundit e kishte dribuluar.
Por kërkim falja erdhi menjëherë nga Neymar ndaj Robinho Jr dhe ndaj familjes së tij.
La celebración de Neymar con CACHETADA Y EMPUJÓN a Robinho Júnior… 😅🇧🇷 pic.twitter.com/w6DoDTV0zt https://t.co/KceK7LMdJr
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) May 6, 2026
Gjërat janë qetësuar dhe kjo u pa edhe në fushë kur Neymar shënoi gol në minutën e 41-të ndaj Recoletas në Copa Sudamerica.
34-vjeçari ka festuar golin me Robinhon duke qetësuar të gjithë dhe duke konfirmuar se dyshja kanë rregulluar raportet e tyre. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

Nga
Telegrafi
06/05/2026




















































