LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Dua të kujtohem vetëm për një gjë

Merkel: Dua të kujtohem vetëm për një gjë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se shpreson që në librat e historisë do të shkruhet vetëm një gjë për të – se ajo ishte përpjekur.

Gjatë një ngjarje publike në Stralsund Town Hall, kur u pyet nga një gazetar se çfarë shpresonte që fëmijët të lexonin për të në librat e historisë pas 50 vjetësh, ajo mendoi për disa sekonda dhe u përgjigj me buzëqeshje – “Ajo u përpoq”.

Publiku qeshi me zë të lartë me fjalët e saj dhe duartrokiti, raporton Politico.

Kur u pyetën se çfarë synon të bëjë pasi mbarimit të mandatit, ajo tha se nuk ka ndërmend të vazhdojë të ndjekë në mënyrë aktive politikën.

Ndryshe, Merkel njoftoi vitin e kaluar se nuk do të kandidojë për një mandat të ri për kancelare, pasi mandati i saj aktual skadon në fund të 2021.

Ajo ka qenë kancelare për 14 vjet dhe drejtoi vendin përmes krizës së madhe globale ekonomike të vitit 2008, si dhe krizës së migrantëve në 2015, kur ajo humbi mbështetjen nga opozita për shkak të politikës së saj të dyerve të hapura. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori