LAJMI I FUNDIT:

Meriton Korenica beson që goli ndaj Trabzonsporit do ta ndihmojë që të shkëlqejë në pjesën e mbetur të sezonit

Meriton Korenica beson që goli ndaj Trabzonsporit do ta ndihmojë që të shkëlqejë në pjesën e mbetur të sezonit

Meriton Korenica, sot mori vëmendjen në mediat turke dhe me gjerë me një gol të bukur nga goditja e dënimit kundër një klubi me emër si Trabzonspor.

Mesfushori sulmues ka filluar të lërë gjurmën e tij në futbollin turk, edhe pse ekipi i tij u eliminua nga Kupa e Turqisë pas humbjes 3-1.

Goli erdhi në një moment të rëndësishëm për Korenicën, pasi është goli i tij i parë me ekipin e tij të ri, Manisa FK, dhe njëkohësisht rikthimin triumfal pas një periudhe dëmtimi që nga ndeshjet e Kosovës.


Në një prononcim për Telegrafin pas ndeshjes, Meriton Korenica ndau emocionet e tij në lidhje me golin dhe rikthimin në fushën e lojës.

“Goli është një motiv shtesë për mua. U ktheva pas një lëndimi me Kombëtaren dhe tani po ndihem mirë. Dua ta falënderoj stafin e mjekëve këtu që janë kujdesur në maksimum për mua. Shpresoj të vazhdoj të shënoj më shumë gola dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë fillimisht Korenica për Telegrafin.

Tutje ai foli edhe për objektivat që ka me Manisa FK, ku luan së bashku me Jetmir Topallin në një skuadër.

“Objektivat janë të jemi sa me lartë në renditje pasi këtu luhet me  play-off dhe prej aty mund të jemi në Superligë. Kemi një ekip të mirë dhe shumë të organizuar. Shpresojmë që kjo sezon të jetë me më shumë fat për ne pasi kemi lëshuar shumë pikë në vjeshtë, ku kemi mundur të jemi shumë më lartë në renditje”, deklaroi Korenica.

Manisa është në vendin e 11-të në Ligën e Parë të Turqisë me 22 pikë, por nuk është larg vendit të shtatë që dërgon në play-off për një vend në elitën turke.

Meriton Korenica i shënon super gol nga goditja e dënimit ndaj gjigantit Trabzonspor
Lexo po ashtu Meriton Korenica i shënon super gol nga goditja e dënimit ndaj gjigantit Trabzonspor

“Këtu mund të ndryshojnë shumë shpejt gjërat, pasi të gjitha ekipe janë afër me pikë dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë dhe ne ta arrijmë objektivin me klubin”, ka nënvizuar Korenica.

Pas ndeshjes u takuan me Enis Bardhin e Trabzonsport me të cilin ndërroi edhe fanellat.

Mos të harrojmë se edhe Bardhi është ekspert i goditjeve të dënimit, ku në ndeshjen e sotme kontribuoi me një asistim në fitoren e Trabzonsporit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori