LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Berisha vazhdon shkëlqimin, vendos me gol fitoren e Augsburgut ndaj Bayer Leverkusen

Mërgim Berisha vazhdon shkëlqimin, vendos me gol fitoren e Augsburgut ndaj Bayer Leverkusen

Mërgim Berisha ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme, duke shënuar gol në fitoren e Augsburg ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0.

Sulmuesi shënoi për Augsburgun në minutën e 55-të, me një goditje të bukur me kokë.


Berisha ka shënuar edhe në dy ndeshjet e kaluara të Augsburgut në kampionatin gjerman.

Ai është përfshirë në gjashtë golat e fundit të Augsburgut në shtëpi në ndeshjet e Bundesligës.

Ka shënuar vetë katër gola, ndërsa ka asistuar në dy të tjerë.

Është seria më e gjatë ndonjëherë e përfshirjes në gola nga një lojtar i Augsburgut në ndeshjet në shtëpi në kuadër të Bundesligës gjermane. /Telegrafi/