LAJMI I FUNDIT:

Mënyrë praktike e amvisave: Dritaret të shkëlqyeshme në çast – pa gjurmë dhe pa njolla (Video)

Mënyrë praktike e amvisave: Dritaret të shkëlqyeshme në çast – pa gjurmë dhe pa njolla (Video)

Pos larjes së tepihëve, rregullimit të dollapëve dhe hedhjes së gjërave të panevojshme, pastrimi pranveror përfshin edhe pastrimin e sipërfaqeve të qelqta.

Secila amvisë e di se sa mund të jetë punë e lodhshme pastrimi i sipërfaqeve të qelqta, transmeton Telegrafi.


Sado që të jeni përpjekur dhe të keni investuar kohë dhe mund që ato të shkëlqejnë, shpesh ndodh që në xham të mbeten njolla dhe gjurmë të leckave.

Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur t’ju tregojnë mënyrën me të cilën do të pengoni mjegullimin e dritareve dhe e cila xhamin e bën të shkëlqejë.

E gjitha që duhet të bëni është që shkumën apo kremin e rrojës ta hidhni në pasqyrë apo në xhamin e dritares, mirëpo kur të thahet, fshijeni me sfungjer, pastaj me peshqir apo me letër tualeti.

Në videon në vijim mund të shihni udhëzimet e hollësishme:

/Telegrafi/