LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e pazakontë si e shpreh Gattuso dashurinë ndaj lojtarëve: Kap Rrahmanin për fytyre

Mënyra e pazakontë si e shpreh Gattuso dashurinë ndaj lojtarëve: Kap Rrahmanin për fytyre
(Fotomontazh: Screenshot/Twitter)

Napoli ka pësuar humbje prej 4-2 si mysafir i Atalantas në ndeshjen e xhiros së 23-të në kampionatin italian Serie A.

Edhe në këtë takim, nga minuta e parë për Partenopei luajti kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, derisa për zikaltrit u aktivizua mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.


Përkundër humbjes, trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, nuk ishte edhe aq i zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Ndërsa dashurinë ndaj të zgjedhurve të tij e ka shprehur në mënyrën siç di vetëm ai.

Në rrjetet sociale është shpërndare në masë të madhe një video, në të cilën e kap për fytyre Amir Rrahmanin dhe pastaj e përqafon pas sfidës së të dielës mbrëma. /Telegrafi/