LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough zbulon një sekret që të gjithë lojtarët e bëjnë me çorapet e tyre (Video)

Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough zbulon një sekret që të gjithë lojtarët e bëjnë me çorapet e tyre (Video)
LONDON, ENGLAND - MAY 29: The white and red striped socks of Marc Roberts of Barnsley during the Sky Bet League One Play Off Final between Barnsley and Millwall at Wembley Stadium on May 29, 2016 in London, England. (Photo by Matthew Ashton/Getty Images)

Menaxher i zhveshtores është ai që përkujdeset për fanellat, këpucët sportive, çorapet, gardërobat sportive të lojtarëve dhe çdo gjë tjetër që i duhet një lojtari profesional në dhomën e zhveshjes.

Ndoshta nuk është puna më e mirë në botë, por është një punë që shumë tifozë do e dëshironin, pasi kështu ata kanë mundësi të punojnë me idhujt e tyre dhe kështu mund të dinë shumë gjëra nga jeta e tyre.


Shtatë futbollistët që kanë lindur në kulmin e varfërisë, por më pas kanë arritur kulmin e suksesit
Lexo po ashtu Shtatë futbollistët që kanë lindur në kulmin e varfërisë, por më pas kanë arritur kulmin e suksesit

Po ashtu kjo punë të jep mundësinë të marrësh falas ndonjë fanellë, apo pajisje sportive që lojtarët i kanë lënë pas ndeshjes, gjithashtu dini shumë sekrete dhe besëtytni sportive.

Menaxheri i zhveshtores së Middlesbrough, Peter Darke, ka zbuluar një gjë shumë interesante dhe të zakonshme që e bëjnë shumë lojtarë, por pak tifozë e dinë.

Siç e dimë në futboll një lojtar para se të futet në fushë duhet të jetë i pajisur me këpucët, çorapet, mbrojtëset dhe fanellat sportive.

Më herët kishin bartur zinxhirë dhe qafore të thjeshta lojtarët, por me rregullat e rreja në futboll edhe këto janë ndaluar.

Por, lojtarët gjithmonë shfrytëzojnë vakumet në ligjet sportive dhe kështu përdorin disa gjëra shtesë.

Blerjet dhe largimet e mundshme gjatë janarit për çdo klub në Ligën Premier
Lexo po ashtu Blerjet dhe largimet e mundshme gjatë janarit për çdo klub në Ligën Premier

Darke ka zbuluar se shumë lojtarë veshin çorape të shkurta mbi çorapet sportive të skuadrës dhe që ato të mos vërehen nga kamerat, tifozët dhe gjyqtarët i mbulojnë me shirita të cilët kanë ngjyrën e çorapeve të skuadrës.

E gjitha kjo nuk është e ndalur, por as e shkruar me rregulla sporive, por bëhet nga lojtarët që të mbushin sa më shumë këpucën që kështu të kontrollojnë topin më mirë.

Darke gjithashtu shpjegon se kjo punë dëshiron durim, organizim dhe përkushtim, pasi duhet të jesh i përgatitur për situata të llojllojshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori