LAJMI I FUNDIT:

Memedi ”bëhet pishman”, nuk do ta braktisë Aleancën

Memedi ”bëhet pishman”, nuk do ta braktisë Aleancën

Përderisa LR-PDSH dëshiron ta braktisë Aleancën për Shqiptarët, që është vendimi tyre, ne nuk përzihemi në atë, ka theksuar Vesel Memedi, deputet i RDK-së dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vesel Memedi largohet nga Aleanca për Shqiptarët?
Lexo po ashtu Vesel Memedi largohet nga Aleanca për Shqiptarët?

“RDK mbetet në Aleancë. Ne deri më tani kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe për gjithçka ishim të përshtatshëm. Ne nuk duam të shkaktojmë, punojmë në interes të komunitetit shqiptar. Megjithatë, në qoftë se vendosin të qëndrojnë jashtë koalicionit, ne u dëshirojmë atyre fat”, tha Memedi.


Ai shpjegoi se është i gatshëm dhe në një linjë në mes të aleatëve të koalicionit për të sjellur ligjin për gjuhët se janë duke pritur të finalizohet teknikisht dhe të hyjë në procedurë kuvendore.

Memedi thotë se nuk është larguar nga ”Aleanca për shqiptarët”
Lexo po ashtu Memedi thotë se nuk është larguar nga ”Aleanca për shqiptarët”

Ky reagim i Memedit ka ardhur nga qendra për shtyp në Kuvend, edhe atë si përgjigje e deklaratës së djeshme të Ziadin Selës në lidhje me bashkëpunimin e partive në Aleancë. /Telegrafi/