LAJMI I FUNDIT:

Memedi thotë se nuk është larguar nga ”Aleanca për shqiptarët”

Memedi thotë se nuk është larguar nga ”Aleanca për shqiptarët”

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi ka reaguar në lidhje me largimin e tij nga Aleanca për shqiptarët duke thënë se Aleanca është formuar për qëllime madhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Aleanca për shqiptarët nuk është themeluar nga thashethemet dhe as nga lajmet mediatike. Aleancen për shqiptarët e kemi themeluar dhe kemi hartuar një rregullore të cilën e kemi nënshkruar të tri lideret. Në nenin e parë mund të kuptoni qëllimin e Aleancës për shqiptarët, dhe këtë Aleancë mund ta shpërbëjnë vetëm ata që mendojnë dhe veprojn ndryshe nga ai qëllim që jemi bashkuar. Vesel Memedi dhe RDK i qëndron besnik atij qëllimi, punon dhe vepron, me LR-PDSH apo pa LR-PDSH, me Arben Taravarin dhe gafat e tij. Dhe prandaj kam bindjen se Aleanca për shqiptarët, pas largimit të mjegullës që ka mbuluar opinionin publik, ndoshta e dëshiruar nga dikush që të ndodh një gjë e tillë, do të behet edhe më e fortë. Subjektet të cilat e përbëjnë këtë koalicion, varësisht nga puna e sinqertë do të arrijmë që edhe më fuqishëm t’i fuqizojmë subjektet që e përbejnë këtë Aleancë individualisht, por edhe vetë Aleancën për shqiptarët. Qëllimi i të gjithë shqiptarëve për të patur një subjekt të fortë politik që do të prish pazare individuale dhe grupore, patjetër se do të realizohet, me Vesel Memedin, pa Vesel Memedin, me Ziadin Selen apo pa Ziadin Selen, me Gëzim Ostrenin apo pa Gezim Ostrenin. Ata që u munduan që në fillim të sabotojnë themelimin e Aleances dhe nuk ju bashkuan më shpresës se në vete do jenë një parti shumë e madhe u mashtruan. Prandaj edhe të gjithë ata aktivist qofshin te LR-PDSH, RDK apo UNITETI, që mundohen ta largojne subjektin e tyre nga Aleanca me shpresë se të vetëm do të marrin hov dhe do të behën subjekt të fortë duke përvetësuar antarsinë e dy subjekteve tjera që e perbejnë Aleancën, është vetëm një mashtrim dhe shuarje totale e atij subjekti, tani apo më vonë. Me plotë pergjegjesi, unë Vesel Memedi, kryetar i RDK, i them opinionit publik se më asnjë sjellje apo veprim nuk kam punuar dhe nuk punoj në dem të ndonjërit subjekt që e perbëjnë Aleancen. Përkundrazi, para por edhe pas zgjedhjeve dhe në të ardhmen, do të bej ç’mos që RDK të jetë një shtyllë e forte për ruajtjen e Aleancës për shqiptarët dhe forcimin e peshës së kësaj Aleance në vendimet politike që do të merren në dobi të gjithë shqiptarëve. Me këtë deklaratë që i pergjigjem redaksisë suaj së Telegrafit, gjithashtu i njoftoj të gjithë agjencite mediatike që t’i japin fund thashethemeve në adresën time personale dhe të RDK-së se kinse jemi ata që po punojmë për prishjen e Aleancës. Nuk na kanë bashkuar aspak interesat personale të asnje prej liderëve, as të grupeve që përbëjnë Aleancën, por interesi madhor që e kemi nënshkruar në fillim të rregullores. Në fund, Aleanca formohet për qëllime madhore të kombit shqiptar.” shkruan në reagimin e Vesel Memedit. /Telegrafi/