eksperti ad

Kryeministri i RMV-së dhe kryetari i OBMR-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot prezantoi emrat e ministrave pas rikonstruimit të qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM do të merr Ministrinë e Shëndetësisë, ku për ministër është propozuar Sasho Klekovski dhe poashtu do të merr edhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi dhe të Rinj ku për ministër është propozuar Gjoko Vellkovski.


Mickoski tha se VLEN-i do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, Kulturës dhe Bashkësisë për Marrëdhënie Ndëretnike.
Ai tha se ZNAM do të marrë Ministrinë e Bujqësisë.

Zllatko Perinski do të zë vendin e Klekovsit në postin e drejtorit të Fondit Shëndetësor.

Stoilkoviç do të udhëheq me BNJVL-në.

Funksioni i zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë do të shfuqizohet, dhe këtë funksion do ta kryejë sekretari nga Kabineti i Qeverisë. Kemi arritur marrëveshje me Partinë Demokratike Turke që të bëhet pjesë e qeverisë./Telegrafi/