LAJMI I FUNDIT:

Vesel Memedi largohet nga Aleanca për Shqiptarët?

Vesel Memedi largohet nga Aleanca për Shqiptarët?

Telegrafi Maqedoni ka marrë informacion se kryetari i RDK-së, Vesel Memedi është larguar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët.

Kjo është konfirmuar edhe nga Arben Taravari që Telegrafit në Maqedoni ju përgjigj me ”po” pyetjes se a është larguar Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët.


Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar edhe Vesel Memedin i cili tha se këtë e ka nisur LR-PDSH-ja, pasi sekretari i kësaj partie në emisionin ”Fol Tash” në Tv Koha, Taravari ka thënë se në zgjedhjet lokale do të garojnë të vetëm si parti.

Taravari: Nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe për 100 ditë, dalim nga Qeveria e Maqedonisë (Video)
Lexo po ashtu Taravari: Nëse nuk bëhet ligji për gjuhën shqipe për 100 ditë, dalim nga Qeveria e Maqedonisë (Video)

Memedi është pyetur edhe nëse do të përafrohet me BDI-në, por ai këtë pyetje e ka cilësuar si jo korrekte. /Telegrafi/