Melosi e Aja, tenistët që premtojnë shumë për Kosovën

Anëtari i KT Peja, Melos Nallbani, bëri sensacion duke triumfuar në këtë turne prestigjioz ku morrin pjesë shumë shtete. Në sfidën finale, Nallbani fitore ndaj tenistit më të mirë të Maqedonisë për këtë grupmoshë, Milos Gugucevskit, të cilin e mposhti 6-3 në geme. Para këtij turneu, Gugucevski ishte pa asnjë humbje në 10 turnetë e fundit.
Po ashtu, sukses të jashtëzakonshëm arriti edhe tenistja e KT Peja, Aja Broqi, e cila arriti të shkojë deri në finale, por fatkeqësisht pësoi humbje nga kampionia e Maqedonisë, Nina Marinkovic, e cila triumfoi 6-3 në geme.
Për tenisin ndërkombëtar këto janë rezultate shumë të mira në arenën ndërkombëtare, teksa këta dy tenistë dëshmuan se në të ardhmen do t’i sjellin shumë sukses Kosovës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































