Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, këtë të shtunë ka publikuar në Facebook shpenzimet e dikasterit që drejton për dreka dhe byfe, ndërsa ka krahasuar me ato të viteve të kaluara.
Bazuar në statistikat e publikuara nga Mehaj, del se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 18 mijë e 77 euro për dreka dhe 1 mijë e 158 euro për byfe në periudhën 2021/2022.
Sipas të dhënave, në vitin 2017/2018 nga kjo ministri kishin shpenzuar 32 mijë e 102 euro për dreka dhe 15 mijë e 675 për byfe.
Mehaj mes tjerash ka akuzuar disa media, për të cilat ka thënë se nuk kanë gjetur kohën e mjaftueshme për të promovuar punën e Ministrisë së Mbrojtjes, ngase “më tepër kanë qenë të angazhuar në keqinformimin e publikut, si dhe keqinterpretimin e të dhënave”.
“..dua të ndaj me ta vlera të krahasueshme të cilat sipas vullnetit ndoshta edhe mund t’u shërbejnë për të parë pa ngarkesa ndikimesh anën pozitive të punëve që po kryhen, të cilat padyshim se do të jenë edhe më intensive muajve në vijim, sepse jemi zotuar para qytetarëve se do të fitojmë çdo betejë të nevojshme për të ngritur ushtrinë dhe shtetin në nivelin e pritshmërive të tyre, të krahasueshëm me çdo shtet evropian”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare