LAJMI I FUNDIT:

Mehaj, pjesë e takimit virtual të ministrave të mbrojtjes në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Mehaj, pjesë e takimit virtual të ministrave të mbrojtjes në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot mori pjesë në mbledhjen virtuale ndërmjet ministrave të 44 shteteve të botës të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA, Lloyd J. Austin III, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Me këtë rast, Mehaj theksoi se që nga 24 shkurti i këtij viti Kosova e ka të qartë që Rusia përbën rrezik permanent për shtetet fqinje të saj por dhe për sigurinë dhe stabilitetin në botë.


Gjithashtu, Mehaj ndërlidhi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe gjenocidi ndaj popullit ukrainas, tmerret të cilat po i përjetojnë, me atë që kemi përjetuar ne në vitin 1998/99.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi përkrahjen e plotë të sanksioneve të vendeve aleate ndaj Rusisë, dhe gatishmërinë për mbështetje në koordinim me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në, duke aluduar në strehimin e refugjatëve dhe për gazetarëve ukrainas të cilët janë të rrezikuar çdo ditë nga agresori rus.

Ai në fund ritheksoi fuqishëm, se ne jemi krah për krah me SHBA-në dhe kundër çdo kërcënimi dhe rreziku që cenon sovranitetin e shteteve demokratike.

“Pjesëmarrja e Ministrit Mehaj në këtë mbledhje dëshmon fuqishëm besimin e plotë të aleatit tonë kryesor strategjik, SHBA-së, në Republikën e Kosovës, institucioneve dhe lidershipit të saj në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, paqes dhe demokracisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori